SHQELMAT E FUNDIT TĖ DĖSHTUAR PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu   
Tuesday. 02 February 2010
Në kohët më të hershme, kur njerëzit nëpër fshatra therrnin kafshë nëpër shtëpitë e tyre që të kenë mish për dimër, e ne si fëmijë shkonim të shiqonim si e rrëzojnë kafshën disa burra të fortë duke e lidhur me litar, na thonin:”Largohuni, mos u afrohuni, se mu kur i del shpirti është ma e rrezikshme dhe mund t”ju vret”. Kjo që po ndodh aktualisht në Maqedoni më kthen prapa dhe ma rikujton këtë thënie të fshatarëve, të cilët normalisht se e kanë thënë nga përvoja. Më pas, kjo thënie është përdorur edhe në kuptim figurativ për të përshkruar momentet e fundit të regjimeve apo klasave të caktuara sunduese, të cilët kur shohin se u ka ardhur fundi dhe janë se do të humbin, qesin shqelma që bile sa të munden të tregojnë se ja, ende jan gjallë dhe të bëjnë dëm sa të munden. Këto shqelma së fundit po i qet edhe kryeministri i Maqedonisë, edhe pse kjo nuk do të thotë se para nuk ka qitur, por marrë parasyshë kohën dhe rrethanat kur qiten këto shqelma, është më se e qartë se bëhet fjalë për fundin e sigurtë të dështuar në skenën politike të kësaj garniture nacional-romantiste e cila si absurditet më të dalluar, edhe pse ka shumë të tillë, bëri projektin e identitetit prej gipsi.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
METODOLOGJIA ISLAME NĖ EVITIMIN E PASOJAVE SOCIALE TĖ KAMATĖS PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu   
Friday. 29 January 2010

 Nocioni “metodologji” ka kuptim të gjërë, dhe kur përmendet ky nocion mendohet në kryerjen e studimeve të hollësishme rreth një çështje.Mirëpo, unë në këtë punim nuk kam për qëllim ta them fjalën e fundit përkitazi me çështjen përkatëse, duke e ditur se ajo meriton studim të mirëfilltë dhe të hollësishëm shkencor, por unë synoj të paraqes disa pika sa për ilustrim që ta sqarojë këtë lëndë, sepse ky studim nuk i referohet kësaj çështje në veçanti.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
HIXHRETI RRUGA E SHPRESĖS PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu   
Thursday. 17 December 2009

         Hixhreti është një nga ndodhitë më madhështore të historisë islame, gjegjësisht ngjarje që bëri ndarje të dy periudhave bazë të historisë islame:asaj në Mekë para hixhretit, dhe asaj në Medine pas hixhretit, gjë që reflektoi në disa segmente të fesë dhe të jetës. Kështu, mund të flitet në planin e shpalljes dhe të shënohen dy periudha të shpalljes:shpallja apo ajetet e zbritura në Meke, dhe shpallja apo ajetet e zbritura në Medine. Këto ajete kanë edhe veçoritë e veta. Derisa ajetet e zbritura në Meke ishin më të shkurtëra dhe silleshin rreth boshtit të besimit e moralit, ajetet e shpallura në Medine ishin më të gjata dhe më së tepërmi u referoheshin çështjeve juridike.

         Në planin e misionit dhe thirrjes u vërejtën disa forma të thirrjes:ajo fshehurazi e haptazi; thirrja e njerëzve më të afërm dhe e gjithë fiseve e popujve që ishte veçori e periudhës mekase, si dhe thirrja haptazi e tërë njerëzimit dhe e klasës sunduese të kohës përmes mesazheve të veçanta, që ishte veçori e periudhës së Medines.
Azhornuar sė fundi ( Thursday. 17 December 2009 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
ALPET DRIDHEN PREJ MINAREVE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu   
Monday. 07 December 2009
 Banorët e Alpeve, bjeshkë këto të njohura me lartësinë e tyre anekënd botës e jo vetëm në Evropën plakë, nga xhelozia se mos po ngritet dikush më lartë se bjeshkët e tyre, me 29 nëntor të vitit 2009, pra në dekadën e parë të shekullit XXI, i thanë “Jo” ndërtimit  të minareve të xhamive. E si mos u thonë “Jo”, kur në bilborde dhe materiale të ndryshme propagandistike para referendumit, partitë dhe forcat tjera djathtiste ekstreme- konzervative minaret i kishin paraqitur në formë të raketave, e dihet se sado që të jenë bjeshkët e larta, raketat shkojnë mbi to.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Pyetje - Pergjige (4) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu   
Friday. 09 October 2009

PYETJA: A do të kenë tesha banorët e Xhenetit?

PYETJA: Nëse një person agjëron, d.m.th. nuk ha, nuk pi dhe nuk bën ndonji veprim tjetër që e prish agjërimin sipas fesë. Mirëpo, i njejti shan, fol fjalë të liga, etj. Ky person, a duhet ta agjërojë përsëri muajin e Ramazanit dhe a e prish agjërimin me këto gjëra?

PYETJA: Personat të cilët do të shkojnë në Xhehenem, a do ta shohin Allahun?

PYETJA: Unë jam në perëndim, dhe si zakonisht kur vjen Ramazani parashtrohet çështja e sadekatu-l-fitrit, ku duhet ta japim, këtu ku agjërojmë apo ta dërgojmë në vendlindje?

Lexoni pėrmbajtjen...
 
RAMAZANI, MUAJ I FAMILJES PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Friday. 09 October 2009
Muaji i bekuar i Ramazanit është një thesar i çmueshëm që  e pasuron dhe stolis jetën e besimtarit me margaritarë të lloj-llojshëm dhe përfshinë një gamë të gjërë dimenzionesh në të cilat është evident reflektimi i vlerave të këtij muaji të bekuar. Në këtë thjerrëz duhet shiquar dhe analizuar përshkrimet e muajit të Ramazanit në Kur’an dhe Sunet, gjegjësisht nga kjo perspektivë duhet parë ajetet dhe hadithet e të dërguarit të Allahut që flasin për këtë muaj të bekuar, e që u përgjasojnë buqetave me lule të ndryshme të cilat e kanë të përbashkët aromën e këndëshme. Po ashtu, në këtë kontekst duhet vënë edhe interesimin e madh të gjeneratave të dalluara të Islamit, shokëve të të dërguarit të Allahut dhe pasuesve të tyre, të cilët mezi se pritnin të vijë muaji i Ramazanit dhe bënin dua-lutje që t’ua mundësojë Allahu që ta arrinë dhe ta kalojnë me adhurim, ashtu si i ka hije besimtarit të vërtetë.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 10 nga 68