|
Vdekja e pacientit dhe heqjes sė aparatit tė frymėmarjes prej trupit tė njeriut |
|
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Monday. 14 April 2008 |
|
VENDIME TË SESIONIT TË DHJETË i mbajtur prej ditës së Shtunë 24 Safer, e deri në ditën e mërkurë 28 Safer 1408h që përputhet me datën 17 -21 Tetor 1987 VENDIMI I DYTË PËRKITAZI ME KONSTATIMIN E VDEKJES SË PACIENTIT DHE HEQJES SË APARATEVE TË FRYMËMARJES PREJ TRUPIT TË NJERIUT Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonëMuhammedin. Këshilli i akademisë së Fikhut Islam, në sesionin e dhjetë të mbajtur në Mekke, prej 24-28 Safer 1408h që përputhet me datën 17-21 Tetor 1987, e shqyrtoi çështjen e konstatimit të vdekjes së pacientit në bazë të simptomeve të sigurta medicinale, dhe çështjen e lejimit të heqjes së aparateve të frymëmarjes prej pacientit të vënë nën përkujdesje intensive. Këshilli i shqyrtoi mendimet dhe sqarimet e ofruara gojarisht dhe me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe nga mjekë specialistë. Këshilli, e konsultoi edhe vendimin e Akademisë së Fikhut Islam pranë Organizatës së Konferencës Islame i cili është miratuar në sesionin e këtij organi të mbajtur në kryeqytetin e Jordanisë Aman me 3/VII/ 1986. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Barnat qė pėrmbajnė alkool dhe narkotikė |
|
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Monday. 14 April 2008 |
|
VENDIME TË SESIONIT TË GJASHTËMBËDHJETË i mbajtur prej 21-26 Sheval 1422h që përputhet me datën 5-10 Janar 2002. VENDIMI I GJASHTË BARNAT QË PËRMBAJNË ALKOOL DHE NARKOTIKË
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonëMuhammedin. Këshilli i akademisë së Fikhut Islam, në sesionin e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur në Mekke, prej 21-26/ X/ 1422h që përputhet me datën 5-10/ I/ 2002, pasi i shqyrtoi studimet e paraqitura për barërat që përmbajnë alkool dhe narkotikë dhe pasi diskutoi për çështjen në fjalë; si dhe duke u nisur nga fakti se sheriati islam e largon vështirësinë dhe ngushtimin në dispozita, i eviton dëmet në kufij të nevojës, se gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara dhe aprovimin e demit më të lehtë për ta evituar atë më të lartë, miratoi si vijon: |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Pėrkitazi me abortimin e fetusit tė deformuar fizikisht |
|
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Monday. 14 April 2008 |
|
VENDIME TË SESIONIT TË DYMBËDHJETË i mbajtur prej ditës së Shtunë, 15 Rexheb, deri më 22 Rexheb 1410h që përputhet me 10-17 Shkurt, 1997. VENDIMI I KATËR PËRKITAZI ME ABORTIMIN E FETUSIT TË DEFORMUAR FIZIKISHT
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonëMuhammedin. Këshilli i akademisë së Fikhut Islam, në Ligën e Botës Islame, në sesionin e dymbëdhjetë të mbajtur në Mekke, duke filluar prej ditës së shtunë 15 Rexheb 1410h e deri ditën e Shtunë 11 Rexheb 1410h/ 10-17 Shkurt 1990, e shqyrtoi këtë çështje. Pas shkoqitjes dhe debatit përkitazi me këtë çështje nga ana e anëtarëve të Këshillit dhe nga ana e mjekëve specialistë të cilët prezentuan për këtë qëllim, pjesa më e madhe e Këshillit miratuan si vijon: |
|
Azhornuar sė fundi ( Monday. 14 April 2008 )
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Shoqėria e keqe, sfidė e rinisė |
|
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Monday. 14 April 2008 |
|
Nuk ka dyshim se njeriu është qenje shoqërore, pra nuk mund të jetojë i vetëm dhe i izoluar nga njerëzit tjerë, por ai anon kah shoqëria dhe përzierja me njerëzit. Është e logjikshme që njeriu të kërkojë shoqëri, sepse në rastet e fatkeqësisë dhe gëzimit shoqëria janë ata të cilët e shoqërojnë njeriun dhe e ndajnë bashk me të fatkeqësinë apo gëzimin. Nëse kthehemi në jetën e të dërguarit të Allahut, do të shohim se ai misionin e vet dhe fjalën e Zotit së pari ua prezentoi shokëve të vet më të afërt, sepse tek ata kishte besim, e pas kësaj ua prezentoi edhe njerëzve tjerë.Po këta shokë të sinqertë, janë ata të cilët duruan ndaj të gjitha torturave që ua bënë atyre idhujtarët për shkak Islamit.Pra, i ndajtën me të dërguarin e Allahut mundimet në rrugën e thirrjes Islame. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Monday. 14 April 2008 |
|
Prej trysnive më banale dhe më primitive që i kanë ushtruar pushtetarët sllav ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni dhe në vendet tjera të ish RSFJ-së, ka qenë edhe privimi i shqiptarëve nga nji varg emrash, të cilët ata i kishin vënë në listën e zezë dhe i cilësonin si dëshmi të qëllimeve “nacionaliste” dhe “iredentiste” të shqiptarëve. Thënë ndryshe, një shqiptar nuk mund t’i vente fëmijut të vetë çdo emër, por kishte disa emra që nëse e emëron me ato fëmijën , nuk mund ta regjistrosh te ofiqari. Kështu u maltretuan shqiptarët e Maqedonisë dekada me rradhë, dhe pas gjithë këtyre viteve, zullumqarët e paguajtën fakturën e trashë me mëkate ndaj kësaj popullate. Ashtu si bënë ata me shqiptarët para disa vjetësh, ashtu edhe tjerët bënë me ata në Bukuresht, kur nuk lejuan që ky shtet të regjistrohet në librin amë të aleancës veri-atlantike NATO, me emrin Maqedoni. Pra, si thotë populli:Çka do të bësh, do të bëjnë edhe tjerët me ty. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Shėmbulltyra e pejgamberit s.a.v.s. nė mileniumin e tretė |
|
|
|
|
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
|
|
Wednesday. 19 March 2008 |
|
Shembëlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka qenë figura qëndrore jo vetëm në historiografinë islame, por edhe në atë botërore në përgjithësi.Kjo, ngase rrezet e misionit të pejgamberit të fundit të Allahut xh.sh., shkëlqyen në mbarë botën, e shkrinë akullin e injorancës, arrogances dhe nëpërkëmbjes së nderit e dinjitetit njerëzorë i cili e kishte bllokuar tërë botën. Por, jo vetëm kaq, mesazhi i Pejgamberit të fundit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të jetë vazhdimisht burim i fuqisë dhe inspirimit të lëvizjes së forcave progressive drejt luftimit të së keqes dhe dukurive negative të karaktereve të ndryshme që do të paraqiten kohë pas kohe në rruzullin tokësor dhe që do ta preokupojnë shoqërinë njerëzore, gjegjësisht e gjithë kjo konfirmon se shembëlltyra e pejgamberit të fundit do të jetë prezente, edhe atë me të madhe, edhe në këtë millennium, sepse virusi i së keqes vazhdon të shkaktojë epidemi të rrezikshme për njeriun bashkëkohor. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|